4.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Mot aspak i zakontë për janar, meteorologu tregon si do të jenë temperaturat këtë javë

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar javë me mot “të butë” dhe “pa ngrica” e me temperatura “perfekte”

Ai tha se temperaturat mund të arrijnë në 12 deri në 14 gradë celsius, e diku edhe deri në 15.

“Kjo po ndodh kryesisht për shkak të këtyre erërave më të ngrohta jugore që po fryejnë”, shpjegoi ai.

Mendim Rugova tha se këtë javë gjithashtu “ka një qarkullim të mirë ajror” dhe “gjasat për mjegull munden me qenë pak më të ulëta”.

“Ka me pasë herë vranësira, herë intervale me diell”, paralajmëroi ai, duke treguar se në fundjavë këto temperatura do të rrëzohen dhe do të ketë reshje shiu e bore.

“Të premtën orëve të mbrëmjes po duket mundësia që prapë me pasë të reshura, fillimisht të shiut, e mandej me kalimin në ditën e shtunë, me siguri depërton ndonjë sistem frontal me masa më të ftohta ajrore dhe i rrëzon temperaturat gjatë fundjavës, eventualisht ndoshta deri në 0 gradë celsius maksimalimet, minimalet zbresin deri -1 e -3 gradë celsius. Ka gjasa mandej me pasë sërish reshje të borës të shtunën, të cilat vazhdojnë edhe ditën e diel dhe ditën e hënë”, tha Mendim Rugova.

Nga java tjetër, ai tha se temperaturat pritet të fillojnë të rriten sërish.

“Duke shkuar kah mesi i muajit, pritet të ketë kthjellime, por temperaturat fillojnë sërish me u rritë pak”, parlajmëroi më tej Mendim Rugova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT