25.4 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Mosmarrëveshja Hoti-Osmani për shefin e AKI’së: Miftaraj paralajmëron dëme për shtetin

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti dhe U.d e Presidentes, Vjosa Osmani nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për emërimin e drejtorit të Agjencinës së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Mos-emërimi ka bërë që Hoti dhe Osmani të shkelin Ligjini për AKI’në, e sipas Ehat Miftarja nga Instituti i Kosovës për Drejtësi mos-emërimi ka pasoja për shtetin.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë për Periskopin se mos-emërimi i shefit të AKI’së ka pasoja për vetë institucionin por edhe për kredibilitetin e institucioneve dhe liderëve institucional të cilët, sipas tij, po bëjnë politika ditore.

“Në aspektin e funksionimit të institucioneve të sigurisë ka pasoja për vet institucionin e AKI dhe kredibilitetin e institucioneve qendrore në Kosovë, respektivisht liderëve institucional të cilët edhe në raste të tilla bëjnë politika ditore, nuk arrin pëlqim dhe bashkëpunim institucional për të pasur institucione që udhëhiqen në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit.”, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje, Miftaraj ka kritikuar liderët institucional, duke thënë se ata premtojnë institucione kredibile e sundimi të ligjit, por në mundësinë e parë veprojnë kundër këtyrë parimeve.

“Edhe ky është një ndër ato rastet, ku dëshmohet se liderët institucional premtojnë institucione me kredibilitet, qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit, përderisa në mundësinë e parë që iu vie, të njëjtit veprojnë më shumë autoritet kundër këtyre parimeve.”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera theksoi se në aspektin kushtetues dhe ligjor nuk ka pasoja juridike në raport me Presidentin dhe Kryeministrin për mos përmbushjen e obligimeve lidhur me emërimin e Drejtorit të AKI-së brenda afatit ligjor.

Ndërsa, bazuar në Ligjin për AKI-në, në nenin 5.3 përcaktohet se “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Kujtojmë, që ish-drejtorit, Kreshnik Gashi, kishte liruar detyrën pasi këtë ia kishte kërkuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i mbështetur nga u.d presidentja, Vjosa Osmani.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT