2.4 C
Mitrovice
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

‘Mos m’u afro se të detyroj me më vra’, Nasim Haradinaj rrëfen detaje të padëgjuara nga dita e arrestimit të tij

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, me vendim të Gjykatës Speciale në Hagë, u lirua të enjten me kusht për dënimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sot, kur po shijon lirinë, Haradinaj dha intervistën e parë, në të cilën ndër të tjera foli edhe për ditën kur ra në prangat e Speciales.

Teksa përshkruajti disa veprime të cilat i kishte vërejtur atë ditë, Haradinaj tregoi se në momentin që ishte rrethuar nga policët kishte menduar edhe të vritje.

“Njërin prej këtyre e kam njoftë, ka qenë hetues, ka qenë edhe dëshmitar në Gjykatë si profesionalist. Kur e kam pa që është ai, dashti me e nxjerr fletarrestin, i thashë mos e nxjerr, se s’ta lexoj, s’të njoh. Ka dashtë me mu afru, i kam thënë suedisht, mos m’u afro se të detyroj me më vra, mos më prek. Është një thënie që në Suedi përdoret, kur ti i tregon që ekstremin je ti që po e çon atje. Nuk e di se si do të kishte rrjedh por e kam pas atë mendim që me detyru edhe me më vra”, tha Haradinaj në T7.

Ai po ashtu shtoi se policët vazhdimisht i kishin kërkuar që mos të lëvizte, urdhër të cilin nuk e kishte përfilluar, me arsyetimin se ‘nuk i njeh’.

“Policët [e Kosovës] i kam pa edhe me lot në sy, më vjen shumë keq. Iu kam thënë që nuk dorëzohem.“, shtoi ndër tjera ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT