Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, i cili dje mori shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret të presidentes Vjosa Osmani, ka folur sot për eksperiencën e tij në UÇK.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Harrison tha se për të ka qenë nder të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare.
“Të qenit pjesë e UÇK-së ka qenë nder për mua. Kam ardhur në Kosovë sepse, duke qenë pjesë e ushtrive kroate dhe boshnjake, nuk doja që asgjë të ndodhte përsëri. Kam dashur të vij këtu dhe të ndihmoj për të shpëtuar jetë”, deklaroi Harrison






