Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilët po shfaqen me familjet e tyre në përkrahje të Kosovës në Lojërat Olimpike, duke tentuar që të marrin merita për sukseset e sportistëve.
Në një postim në Facebook, Syla ka thënë se prej pamundësisë me u mburrë me një punë të vetën Albin Kurti e Vjosa Osmani, e paskan bajtë Qeverinë e Presidencën në Lojra Olimpike për me çnuk naj sukses nga meritat e grave medale arta të Kosovës të ushtrura nga Toni Kuka.
“E more mjerana, i bonët 4 vjet pa pas për çka me u thirre si sukses i punës e udhëheqjes tuaj. Ju as tifoz nuk mbeteni, se skeni shku per mbeshtetje te atletëve tonë, por per me vjedh pak sukses nga ata, me ja shtu vetit. Dobësira e anti sportista”, ka shkruar Syla.