Një aligator ka kapur dorën e një punonjëseje të kopshtit zoologjik, gjatë një feste ditëlindjeje që u kthye në një spektakël të padëshiruar. Ngjarja ka ndodhur në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Punonjësja po i fliste fëmijëve për aligatorin, kur ai i kapi dorën dhe e tërhoqi brenda rrethimit të tij me ujë.


