Gjatë një vizite në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u përball me një moment të sikletshëm. Teksa zbriste shkallët, ai humbi për një çast ekuilibrin dhe për pak sa nuk u rrëzua.
Reagimi i shpejtë i bashkëpartiakëve që e shoqëronin parandaloi një incident të mundshëm, duke e ndihmuar Kurtin.
Kurti ndodhej në Gjilan për të konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë si kryetar komune, në prag të përgatitjeve për zgjedhjet lokale.
VIDEO