2.3 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Molliqaj përplaset me Tomë Gashin: Po flet sikur dikush në një shitore fshati

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka debatuar në emisionin Pressing në T7 me avokatin Tomë Gashi.

Gashi po fliste për paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, duke thënë se është paraqitja më e mirë e ndonjë përfaqësuesi të Kosovës në dialogun me Serbinë. Ai ndërkohë tha se Kurti nuk ka nevojë që t’i japë llogari BE-së apo SHBA-së për kërkesat e tij dhe shtoi se ai nuk mund të shantazhohet.

Këtu reagoi Molliqaj duke thënë se analiza e Gashit nuk vlen.



“Toma po flet sikur dikush në një shitore fshati. Aq ka rëndësi per mua komenti i tij. Nuk mund të diskutosh me njerëz të këtillë”, tha ai.

Tutje ai shkoi më tej duke i thënë Gashit se po i laritet Kurtit.

“Laritja ndaj Kurtit është e gërditshme”, tha ai.

Gashi iu kundërpërgjigj Molliqajt pas këtyre fjalëve.



“Ky është niveli yt. A flet ti kështu”, tha Gashi.

Molliqaj më vonë shtoi se Kurti do të sjellë pasoja për Kosovën me paraqitjet e tij në Bruksel./Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT