0.4 C
Mitrovice
E martë, 14 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Molliqaj: Lista Srpska nuk është organizatë terroriste dhe as antikushtetuese

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të bëjë kauzë politike me Listën Serbe, duke komentuar përpjekjet e partisë në pushtet për ta lënë jashtë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i  Reporteri.net, Molliqaj ka thënë se Lista Serbe nuk është organizatë terroriste e as antikushtetuese.

“Unë mendoj që pozicioni i vërtetë është ky: Lista Srpska nuk është organizatë terroriste dhe as antikushtetuese. Ligjet e Kosovës e lejojnë që ti me e shkru në programin tënd politik që ki drejtë me u bashku me një shtet tjetër, vetëm që duhet përmes metodave demokratike edhe ligjore me i ba ato ndryshime”, ka deklaruar Molliqaj.

Ai tha se deklaratat se Vetëvendosja po e bën këtë vetëm sa për elektorat, vetëm se po e legjitimojnë diskursin e kësaj partie.

“Vetëvendosja po tenton me e ba një kauzë politike me Listën Srpska. Çka po thojnë krejt është që Lista Srpska është antikushtetuese, është terroriste edhe duhet me ba, veç Vetëvendosja nuk e ka përnime, po e ka për elektorat. Si të thuash qashtu, ti e ke legjitimu diskursin e Vetëvendosjes. Ti i ke thanë Vetëvendosjes që ki të drejtë, po se ki përnime, e populli i Kosovës mendon që e ka edhe përnime”, ka thënë ai.

Molliqaj ka bërë një ndërlidhje me situatën e Vetëvendosjes gjatë viteve 2016-2017, kur edhe ai vetë ka qenë pjesë e kësaj partie.

“Kur kanë dashtë me shpall Vetëvendosjen organizatë terroriste 2016-2017, është fol qashtu, unë i kam këqyrë ligjet në Kosovë. Edhe nëse Kryetari i Vetëvendosjes, në atë kohë Visar Ymeri ose edhe sekretari kish ba një vepër terroriste, që unë e kisha ba një akt terrorist., nëse organizata nuk më kish mbështet mu, edhe nëse organizata nuk ka qëndrim politik terrorist, nuk kish mujt me u shpall organizatë terroriste Vetëvendosja. Pra, edhe nëse nesër Kryetari i Listës Srspka e bën një akt terrorist, nuk mundesh me shpall.

Përveç procedurës, Molliqaj thja se problem tjetër është edhe se Vetëvendosja “ka dështu me i integru serbët”./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT