“Jo që dua të bëj ndonjë krahasim, por largimi i Batonit ka qenë i pritur sepse ai është njeri i operacioneve të mëdha – hyn në një operacion, e kryen atë dhe punët tjera ua lë të tjerëve dhe shkon në një betejë tjetër”.
Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori i afërt i Presidentit historik Ibrahim Rugovës, ka thënë se dorëheqja e gazetarit Baton Haxhiu nga pozita e drejtorit gjeneral në Klan Kosova ka qenë e pritur sepse ai është njeri i operacioneve të mëdha.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Merovci e ka cilësuar Haxhiun si një njeri shembull që do ta japë kontributin e tij kudo që të shkojë.
“Unë nuk prita kaq shumë emocione për largimin e Baton haxhiut. Nuk e di a e keni prej emocioneve apo prej gëzimit?”.
“Unë jam gëzuar për veti që po largohet nga Klan Kosova për disa arsye. Në kohën sa kam pasur ballafaqim me të në profesionin e tij ma ka pas nxirë jetën në 10 vjetshin para luftës me paraqitjet e tij në konferencat për shtyp i cili definitivisht në ato të premte ka krijuar një dinamikë në përgjithësi të komunikimit të presidentit Rugova me opinionin”.
“Ka qenë njeriu që prej një pjesë që kanë mundur të shohin deri të hunda, e kanë urryer, por definitivisht Baton Haxhiu është një monument i mediave dhe botës mediatike në Kosovë”.
“Unë po e them pak me shaka: emocion nuk kam fare për të dhe unë e njoh dhe kam përjetuar periudhën e dekadës të paraluftës me të dhe mendoj se jam relevant për të folur”.
“Baton Haxhiu është një njeri i cili edhe po t’i shkruaj përkushtim të librit të cilin ua dhashë juve [Kushtrim Sadikut] të ia dorëzosh dhe në përkushtim i shkrova pa respekt [Baton Haxhiut] – ai nuk bëri asnjë koment dhe ky është Batoni”.
“Atë si uroje, si qortoje, si shaje, ai e ka botën e tij – definitivisht është njeri shembull dhe më vjen mirë që edhe këta studentë sot janë prezent këtu në këtë ditë”.
“Jo që dua të bëj ndonjë krahasim, por largimi i Batonit ka qenë i pritur sepse ai është njeri i operacioneve të mëdha – hyn në një operacion, e kryen atë dhe punët tjera ua lë të tjerëve dhe shkon në një betejë tjetër”.
“Unë e kam të qartë edhe këtë emocion që ju e keni, por definitivisht mendoj se ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe kudo që të shkojë, do ta japë kontributin e tij”