Që të gjithë neve na u është thënë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, si dhe që nuk duhet shmangur asnjëherë.
Megjithatë, jo në të njëjtën vijë mendimi e ndan pohimi i përgjithshëm nga një studim i kohëve të fundit, i mundësuar nga Revista Amerikane Klinike e Nutricionit, i quajtur “Efektiviteti i vaktit të mëngjesit në rekomandimet për humbjen e peshës”, transmeton lajmi.net.
Studimi bëri bashkë 300 vullnetarë në mbipeshë, në një përzierje prej atyre që e hanë vaktin e mëngjesit dhe të tillë që nuk e shmangin.
Studiuesit iu kërkuan vullnetarëve të ndryshonin zakonet në ngrënien e mëngjesit; pala që hanin mëngjes çdo herë ta shmangnin atë dhe e kundërta iu kërkohej të ndodhte atyre që e shmangnin vazhdimisht.
Në fund të asaj periudhe, të dy grupet shtuan peshë. Kjo bëri mjekët që të konkludojnë se vakti i mëngjesit nuk luan rol esencial në humbjen e peshës.