0.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Mjeku mitrovicas preket me koronavirus, izolohen tri infermiere




Qyteti i Mitrovicës po vazhdon të jetë një ndër komunat më të prekura me Covid-19 në Kosovë.

Ditë më parë në këtë Komunë janë konfirmuar raste të reja me koronavirus. E pa u prekur nga virusi nuk shpëtoi edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. Bëhet fjalë për një person nga stafi mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për T7 drejtori i kësaj qendre, Fevzi Sylejmani. Sylejmani tha se bëhet fjalë për një mjek nga reparti i mjekësisë familjare. Sylejmani shtoi se pas gjurmimit të kontakteve janë izoluar edhe tri infermiere.

Sylejmani shtoi se deri më tani askush tjetër nga stafi nuk ka rezultuar pozitiv. E infektimin e mjekut e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani. Barani theksoi se mjeku ka kohë që është vetëizoluar.



TË FUNDIT

TË FUNDIT