Shqipe Mjekiqi e ka konfirmuar se para dy ditësh ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mjekiqi ka thënë se ka dhënë dorëheqje për shkak se s’kishte mjaftueshëm hapësirë për të kontribuar.
“Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses. Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Mjekiqi në Facebook.