Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë nën dyshimin e shpërlarjes së parave, shkruan Mitrovica SOT
Policia njoftoi se personat dyshohet se janë përfshirë në shpërlarjen e parave të një shume prej mbi 1 milion eurosh.
Bëhet e ditur se një nga të arrestuarit është zyrtar i ATK-së.
“Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në raportin policor/MitrovicaSOT




