KRM “Uniteti” edhe pse kryen shërbimin e rregullt në lagjen e këtij komuniteti në Mitrovicë, prapëseprapë po krijohen deponi ilegale nga qytetarët e kësaj zone, të cilët në mënyra të ndryshme vijnë dhe hudhin mbeturina në vend jo të caktuar. Kështu po krijohet një mjedis jo i shëndetshëm për banorët përreth.
Gjithashtu kërkojmë nga Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës, që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë që ta ndihmojnë KRM “Unitetin” mos të përballet me këtë dukuri, që në këtë lagje është shumë e shpeshtë.