-2.3 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Mitrovicë e Veriut: Nën ndikim të alkoolit shkakton aksident trafiku

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur dje në Mitrovicën e Veriut, me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale pa lëndime në njerëz.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe mosrespektimit të shenjave në trafik.

Siç ka mësuar gazeta, shoferi i veturës i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, i është bërë alkool testi me ç’rast ka rezultuar që i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit 2.11 % promila.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT