Një femër ka sulmuar fizikisht motrën e saj në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin në polici e ka paraqitur vet viktima e cila ka treguar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj.
Policia ka intervistuar të dyja palët dhe pastaj i ka liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Viktima femër kosovare ka raportuar se motra e saj femër kosovare e ka sulmuar fizikisht. Policia ka intervistuar të dy palët dhe pas intervistës palët janë liruar në procedurë të rregullt.



