-0.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mitrovicë: Burri keqtrajton gruan 16-vjeçaren pasi la fëmijën dhe iku te familja e saj, Prokurori e liron

Dhjetëra raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, ku viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e familjarët e tjerë. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë rastet në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicë, para tri ditësh, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 16-vjeçare, e cila e ka denoncuar në Polici burrin e saj 20-vjeçar për dhunën psikike dhe fizike që ia ka shkaktuar.

Fillimisht, e mitura ishte larguar nga shtëpia, ku jetonte me të dyshuarin, pasi ka lindur një fëmijë. Ajo kishte shkuar të jetojë te familja e saj, por malli për fëmijën e bëri që të kthehej sërish në shtëpi. Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi ajo u rikthye që ta takojë fëmijën e saj.

I dyshuari, sipas deklaratës së 16-vjeçares e ka keqtrajtuar fizikisht e psiqikisht, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh. Në deklaratën e dhënë në Polici, ajo ka kërkuar ndihmë nga Policia pasi ndihet e pasigurt se i dyshuari mund t’ia zë rrugën dhe ta kërcënojë.

Pas intervistimit të viktimës dhe të dyshuarit, Prokurori ka vendosur që 20-vjeçarin ta lirojë dhe i njëjti të hetohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT