4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mitrovicasja Teuta Krasniqi uron babain për ditëlindje: Ma qetëson shpirtin edhe sikur t’i kem problemet e dynjasë

Sot është një ditë e veçantë për familjen e aktores Teuta Krasniqi, shkruan GazetaBlic.

Babai i saj, Milazim Krasniqi, feston ditëlindjen dhe padyshim nuk kishte se si të mungonte urimi nga e bija.

Aktorja kosovare ka zgjedhur t’i bëjë atij një dedikim në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar fjalët më të mira që një baba do dëshironte t’i lexonte.

“Vec mendimi ne ty, ma qeteson shpirtin, edhe sikur ti kem problemet e krejt dynjase, vec mendimi qe kam mundesi mi diskutu me ty, ma lehteson barren, vec nje fjale e jotja din me ma qetesu edhe gjendjen me te trazume qe mundem me pase… nje moment i yti krenarie me mua, me ben qe te kem kerkesa me te medha nga vetja qe te jem njeri me i mire, ne menyre qe te arrij bile nje perqindje te vogel te vlerave njerezore qe ti i posedon. Faleminderit qe je babi me i mire dhe i dashur ne bote, por mbi te gjitha faleminderit qe je shoku me i besueshem dhe me i vlefshem per mua. Urime ditelindja, pac shendet, dashuri dhe mbaresi gjithmone, bashke me familjen per te cilen aq shume ke dhene nga vetja. Zoti te bekofte e ne te paçim gjithmone. Te duam shume ???”, ka shkruar Teuta Krasniqi./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT