1.9 C
Mitrovice
E hënë, 3 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Sami Halimi nga Mitrovica largohet nga puna pas 42 vitesh përvojë përkundër se kishte kontratë të pacaktuar

Punoi në kompaninë hekurudhore “Trainkos” për mbi katër dekada, më saktësisht 42 vite, shkruan Mitrovica SOT

Bëhet fjalë Sami Halimin, i lindur në Prishtinë por banor i Mitrovicës, i njohur si punëtor i zellshëm e mjaft i respektuar.

Tani kompania ku punoi e dha kontribut për mbi katër dekada ka vendosur ta largojë nga puna.

Për të kjo paraqet padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të tij si punëtor për një arsye të vetme: kontratat e tij të punës janë me afat të pacaktuar.

Duke u ndjerë i shkelur ai ka paraqitur rastin e tij para mediave dhe ka paralajmëruar se nëse nuk kthehet në pozitën e punës ku ka qenë do të përdorë rrugët ligjore për të marrë të drejtën e tij.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT