10.3 C
Mitrovice
E shtunë, 30 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Mitrovicasi që u kafshua nga qentë dje lë fajtor KFOR-in, thotë se u kafshua duke tentuar t’i shpëtoj dy vajza

Një ditë më parë, një qytetar nga Mitrovica mori plagë të shumta pas sulmit nga qentë endacakë.

E gjithë ngjarja ndodhi pranë urës së Ibrit, një prej zonave më të frekuentuara të Mitrovicës.

Ramadan Malaj thotë se ai u sulmua nga qentë endacakë në momentin kur po tentonte të ndihmonte dy vajza që po ndiqeshin nga ta.

“Unë po ju kthehna atyne me ju thonë qyp, ata u larguan, momentin qe jau kom kthy shpinën mu kanë gjuajt, po ma mirë që kanë pshtu ato qikat se sa une. Qy a pe sheh dorën nja 15 varra, dhëmbë, po prapë po thom që Perëndia më ka pshtu, edhe kush me reagu jo”, tha ai.

Sipas tij, raste të tilla janë bërë të shpeshta në Mitrovicë.

“Fajin e kanë KFORI, ata janë fajtorët kryesorë për qentë, po flas për Mitrovicë që ju shkojnë ka 20 qenë përmbrapa. Nuk jom unë i vetmi, ki plotë raste që i kanë hongër”, u shpreh Malaj.

E në kohën kur ndodhi e gjithë ngjarja, dëshmitare e rastit ishte edhe një qytetare, e cila thotë që lëvizja në këtë pjesë të qytetit është bërë e pasigurt.

“Çdo qytetar që kalon këndej është e pamundur pa i ngacmu e sidomos kta me biçikleta kuptohet, hiç ma larg se dje një person në moshë, diku 80 vjeçar. KFOR kanë qenë këtu, ish shtreh njeri përtoke, e kishin kafshu në dorë e në bark”, tha qytetarja, Milihate Beshiri.

Situatë të njëjtë me qentë ka pasur edhe një qytetar tjetër.

“Dje ka pas me honger fminë tem, unë me pa qëllu me ma hongër fëmiun tem, asnjë qenë nuk e lo në shehër, une se lo as nuk e veti Komunën as kërkond krejt i mbys, krejt duhet me i eliminu këta”, deklaroi qytetari, Ekrem Brahimi.

Mirëpo këta nuk ishin të vetmit që ankesat për qentë endacakë i ndanë me televizionin.

“Ka kogja shumë, janë në rrezik fëmija, pleqtë, plakat, vajzat, është shumë problem”, tha një qytetar.

“Është qysh nuk është shqetësuese, qen është ai nuk i nxinet besë, qaty problemi se bash ku s’ta prêt mendja të sulmon”, u shpreh një qytetar tjetër.

Nga Komuna thonë se ky problem është i trashëguar, megjithatë, deklaruan se do mundohen ta trajtojnë sa më parë.

“Masat që ka marrë Drejtoria e Shërbimeve Publike janë inicimi i procedurave për tenderin e trajtimit të qenve endacakë. Plani afatshkurtër dhe agresiv është që procedurat e tenderit të ecin normalisht dh pa pengesa, në mënyrë që kontrata për trajtimin e qenve endacakë dhe rasteve të ngjashme të lidhet sa më shpejt”, tregoi Naser Muja nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Mitrovicë.

Probleme me qentë endacakë kanë vazhdimisht edhe komuna të tjera të Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT