4.2 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Mitrovicasi përfundon në pranga pasi kanosi zyrtarët policorë që ia gjobitën djalin

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi i njëjti ka kanosur dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ku ja kishin shqiptuar një gjobë trafiku djalit të të dyshuarit, raporton Gazeta Online Veriu.info

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i Policisë:

Mitrovicë Jugu 26.08.2021- 13:05. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në stacion policor për shkak se i kishte kanosur dy zyrtar policor, për shkak se ata gjatë kryerjes së detyrës ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje djalit të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT