Një billbord që mban fotografinë e Thaçit dhe Veselit, i vendosur pranë Komunës së Mitrovicës, gjatë verës mbulohej vazhdimisht nga posterë të ndryshëm.
Diskoteka dhe lokale të ndryshme vendosnin posterët e tyre për të informuar qytetarët, sidomos të rinjtë për këngëtarët që do t’i kenë nëpër kafiteritë e tyre, shkruan Jepi zë.
Fillimisht në ditën e parë kur kishin filluar të vendosen këta posterë ishin kundërshtuar nga disa qytetarë, pasi mbulonin fotografitë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Sot një mitrovicas duket ta ketë penguar fortë vendosja e këtyre posterëve mbi fotografitë e Thaçit dhe Veselit, saqë ka ndalur veturën dhe ka larguar njoftimet për këngëtarë.
Ky veprim i tij është inçizuar nga bashkëudhëtari i tij në veturë, ku shihet se pasi largon posterë i mbledh dhe i hedhë në mbeturina.




