Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, kishte gjetur një shumë të parave.
Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit të parave në lokacionin ku ishin gjetur paratë, deri në këto momente nuk është arritur të identifikohet pësoni (pronari) i parave.
Andaj policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.