1.8 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mitrovicasi e rrah gruan, ajo e lajmëron në Polici dhe shkon të jetojë te prindërit e saj

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku viktimat më të shpeshta janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Suhodoll të komunës së Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, pasi që i njëjti dyshohet se e ka rrahur fizikisht.

Ajo nuk ka pranuar ndihmë mjekësore, por ka kërkuar që të kthehet dhe të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj, pasi që nuk ndihet e sigurtë të vazhdojë bashkëjetesën me bashkëshortin.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Po ashtu ndaj tij është marrë masa e urdhrit mbrojtës emergjent.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT