Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar të Mitrovicës, shkruan Mitrovica SOT.
Arsyeja prapa këtij arrestimi të mitrovicasit është shpërndarja nga ana e tij e një statusi në profilin e tij të facebookut. Mësohet se qytetari mitrovicas kishte shpërndarë një status kanosës.
Përmbajtja e statusit ka bërë që Policia të reagojë dhe ta arrestojë atë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.



