-6.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Mitrovica në zi: Dje humbën jetën nga Covid-19 dy teknikë shëndetësorë e një taksist

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënuan edhe 8 viktima të reja që humbën betejën me COVID-19. Në mesin e këtyre personave kishte edhe nga personeli shëndetësorë.

Vetëm në qytetin e Mitrovicës, në bazë të mediave atje, dje humbën jetën dy teknikë shëndetësorë̈ dhe një taksist, shkruan “Jepi zë”. Vdekja e parë ishte e teknikut të dhëmbëve, Kujtim Macula, i cili humbi betejën dje në mëngjes.

Rreth orës 18:00 ka vdekur Ahmet Ahmeti, taksisti i njohur nga Zasella. E në orët e fundit të mbrëmjes, vdiq edhe Sherafedin Mehmeti, i njohur si Sheki i cili ishte anestesiolog.

Me këto tri vdekje, numri total i viktimave në Mitrovicë ka shkuar në 25.

TË FUNDIT

TË FUNDIT