6.1 C
Mitrovice
E premte, 30 Janar, 2026
spot_img

Mitrovica e Veriut pritet të bëhet me stadium vitin e ardhshëm, projekti financohet nga Serbia

Ndërtimi i stadiumit të futbollit të Mitrovicës së Veriut i cili filloi qershorin e vitit të kaluar, pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm, transmeton Sinjali Sport.

Stadiumi i cili ka filluar të ndërtohet në lokacionin Cesmin Lug kushton 12 milion euro teksa projekti do të financohet nga Serbia.

Aktualisht është duke përfunduar faza e gropimit e cila merr kohë shkaku i terrenit kanë thënë autoritetet lokale të Mitrovicës së Veriut.

“Pas kësaj, do të fillojë ndërtimi i tribunave dhe fusha, dhe përfundimi është planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2022”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Mitrovicës Veriore, Aleksandër Spiriq, transmeon Sinjali.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij gjithashtu vizituan punimet në ndërtimin e urës dhe rrugës afër Duda’s Karst, të cilat ndodhen në afërsi të stadiumit të ardhshëm.

“Kjo urë përfaqëson lidhje trafiku me rëndësi të jashtëzakonshme me autostradën Prishtinë – Rashkë, linja e parë M22.3, dhe lidhet me autostradën afër vendit Dudin Krš”, tha Spiriq. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT