Mitrovica e Skënderaj kanë mbetur pa ujë që nga mëngjesi i sotëm, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Mungesa e ujit pritet të jetë derisa ujësjëllësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.
Kështu ka njoftuar vetë Ujësjellësi nëpërmjet facebookut, duke thënë se uji nuk do të rikthehet derisa të paguhet borxhi.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM/APEL
Ndërprerja e furnizmit me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj.
Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës dhe Skenderajt se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën/Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol. Me këtë rast u njoftojmë se nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj derisa ujësjëllësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.
APELOJMË tek të gjithë konsumatorët që kan borgje ndaj ujësjellësit që të kryejnë obligimet e tyre në mënyrë që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve ndaj furnitorit tonë të energjisë elektrike.
Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!