Në rrjetet sociale janë shfaqur një fotografi që sipas mediave serbe është mjaft tronditëse.
Miss Intercontinental Serbia, Valentina Petrovic, e cila ka bërë fotografi me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën, ku të katër vajzat shfaqën duke bërë shqiponjën dykrenare shqiptare.
Një faqe në Instagram “Bunt.sveSerbija” janë publikuar dy fotografi ku shfaqen miss’et duke bërë shqiponjën dykrenare, dhe këtë postim e serbet e quajtën provokim dhe reaguan shumë ashpër pasi që edhe Miss Serbia e kishte bërë të njëjtin veprim.
Kjo vjen pasi simboli i shqiponjës dykrenare, është provokim pasi që simbolizon idenë e bashkimit të Shqipërisë së Madhe.
Ndryshe, miss-et janë në Sharm el-Sheikh, ku po mbahet konkursi Miss Intercontinental./gazetametro.net






