6.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Misetic: Specialja dhe ZPS’ja nuk do të ekzistonin pa Thaçin, dha dorëheqje dhe erdhi në Hagë për ta pastruar emrin e tij

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po vazhdon dhënien e deklaratës përfundimtare në Hagë. Avokati i Thaçit, Luka Misetic, ka thënë se mbrojtja është e pasionuar me qëndrimin e saj, që rezultati nga ky gjykim është lirimi i Thaçit dhe kthimi i tij në Kosovë.

Ai ka deklaruar se po të mos ishte për Thaçin, Dhomat e Specialuzuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar as nuk do të ekzistonin, duke shtuar se ai shkoi në Hagë për ta pastruar emrin e tij.

“Ky është parashtrim i pabesuseshëm nga një zyrë që e di se Dhomat Specializuara të Kosovës dhe ZPS’ja nuk do të ekzistonin po të mos ishte për të akuzuarin”, ka deklaruar Misetic.

Ai tha se kërkesa e Prokurorisë për 45 vjet burgim, i bie në mënyrë efketive dënim i përjetshëm, meqë pika fillestare e ZPS’së është që nuk ka faktor zbutës.

“Ky është një parashtrim i pabesueshëm. Kjo është e qartë, relevante dhe zbutëse se Z.Thaçi bashkëpunoi me prokurorin, dha dorëheqje si presidenti, u dorëzua dhe erdhi në Hagë për t’u përballur me këtë gjykatë, për të pastruar emrin e tij”, tha Misetic.

Misetic shtoi se ZPS nuk ka vërtetuar akuzat ndaj Thaçit.

“ZPS nuk ka vërtetuar akuzat ndaj Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet menjëherë që të kthehet në vendin e tij dhe familjen e tij. Është e çuditshme që bëjmë parashtrime lidhur me dënimin në një pikë kur mbrojtja është e pasionuar lidhur me qëndrimin e saj, se rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja e pafajshme e Hashim Thaçit. Ata kanë kërkuar 45 vjet burgim, që është dënim në mënyrë efektive i pëjetshëm se pika fillestare e ZPS’së është që nuk ka faktor zbutës në këtë çështje”, shtoi ai./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT