21.3 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Mirëpritet heqja e homologimit për veturat e reja, por shumica janë të vjetra

Vetëm në fund të mandatit të tij, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë një gjysmë-hapi në plotësimin e një kërkese që i është përsëritur shumë herë.

Lekaj, ka marrë vendim që të heqë obligimin për homologim për veturat e reja që importohen në Kosovë, raporton KTV.

Megjithatë, në Kosovë, numri më i madh i veturave që importohen, janë ato të përdorura.

Në të dhënat e Doganës së Kosovës për vitin 2018, tregojnë se ishin importuar 3,400 vetura të reja, ndërsa 17, 354 të vjetra.

Edhe statistikat për vitin 2019 deri në muajin tetor, tregojnë për 16 mijë e 954 vetura të vjetra përballë 2,877 veturave të reja të importuara.

Vendimin për heqjen e homologimit për veturat e reja, është mirëpritur nga zyra e BE-së në Kosovë, por me një kërkesë shtesë.

“Presim që qasja e njëjtë të aplikohet edhe për të gjithë veturat e importuara që i plotësojnë standardet e BE-së, përfshirë ato të përdorura”, thuhet në reagimin e saj.

Por, që kjo të ndodhë, kërkohet ndryshimi i legjislacionit aktual.

Në një reagim pas këtij lajmi, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka shkruar se shumë shpejt edhe për veturat e vjetra do të hiqet obligimi për homologim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT