Gazetari Ilir Mirena është shprehur i habitur për faktin se VV-ja këmbëngul që ta bëjë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit dhe nuk po shqyrton asnjë mundësi tjetër për këtë pozitë.
Madje, Mirena propozoi që VV-ja ta kandidojë Avni Deharin për kryeparlamentar, meqë edhe ashtu i ka udhëhequr disa seanca deri më tani.
”Shto ketu qe eshte edhe sakrifikuesi me i madh per kete parti. Femijet e tij jane sakrifikuar per kete parti”, tha më tej Mirena për Deharin.
Pastaj, gazetari u çudit nga këmbëngulësia e VV-së për Albulena Haxhiun, e cila nuk po arrin të marrë më shumë se 57 vota në Kuvend.
”Çka jane tek n’kete Albulenen si budalla n’kos”, përfundoi Mirena në Facebook./gazetametro.net