8.2 C
Mitrovice
E martë, 4 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Mirena për Prokurorinë: Lidheni Kurtin ose përndryshe çdo qytetar e shpërfill drejtësinë

Gazetari i njohur Ilir Mirena ka folur sot pas mosgatishmërisë së kryeministrit Albin Kurti që të paraqitet për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ashtu siç parashihej edhe me urdhër të Gjykatës.

Kurti refuzoi të paraqitej për dëshmi në orën 10, duke shkuar te Livadhet e Arapit në Gjilan për ta nisur ndërtimin e një çerdheje atje.

Për këtë skenë, Ilir Mirena pati një mesazh për Prokurorinë Speciale, duke thënë se nuk bën të lejohet shpërfillja e drejtësisë.

“Nese prokuroria dorezohet perballe recidivistit Albin Kurti qe po refuzon te deshmoje per afera korruptive te qeverise se tij, ky do te jete precendent i rrezikshem drejt nje anarkie ku secili qytetar i ketij vendi nuk do ta perfille kete institucion. Dhe do te kene te drejte”, tha Mirena.

Në mënyrë që të mos ndodhë kjo, Mirena i propozoi Prokurorisë që ta lidhë Kurtin./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT