14.9 C
Mitrovice
E premte, 24 Tetor, 2025
spot_img

Mirena për gjuhën e Kurtit: Dihet kush mundohet me i nxit ato anët më të këqija të shoqërisë tonë

lir Mirena vlerësoi fushatën si të mirë, porse i vetmi që është munduar ta prish atë ka qenë Albin Kurti.

Në Pressing në T7 është duke u diskutuar për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen ditën e nesërme.

”Specifikat që e kanë dalluar këtë fushatë është se, është e vërtetë kjo çka tha Dugi për Arianin. Mirëpo unë mendoj që ka pas kandidatë anekënd Kosovës, që kanë prezantuar projektet. Ajo ça e kisha përshkruar kështu si, fushata ka qenë e mirë me projekte konkrete, ku janë ballafaquar programe, premtime konkrete. Nuk ka qenë gjuhë ofenduese, përkundrazi shumë debate janë shndërruar, i kanë marrë pak me humor njerëzit. Por dihet kush mundohet me i nxit ato anët më të këqija të shoqërisë tonë, është Albin Kurti. I vetmi që javën e fundit është munduar me prish me diskursin e vetë qysh e ka zakon ai. ME fjalë të rënda, pa vend siç e bëri edhe sot pas dite, pikërisht kundër Arian Tahiri, pse ki nevojë një djalë të ri i cili e ka pasion politiken, i cili s’e ka asnjë afër, që ka qenë nënkryetar i Komunës’’.

TË FUNDIT

TË FUNDIT