Gazetari e komentatori politik, Ilir Mirena, ka reaguar pas publikimit të raporteve se ka hetime në Prokurorisë Speciale ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, me rastin e faljes së borxheve për kompanitë e ujit.
Mirena ka nënvizuar në shkrimin e tij se nuk ka mbetur askush nga ekipi i kryeministrit, Albin Kurti, pa u hetuar. Ai shton madje se edhe vet kryeministri do të hetohet.
“Se besoj qe dikush prej ekipit te Albin Kurtit, ministrave dhe zv/ministrave, ka me mbet pa u hetu nga prokuroria speciale. I fundit do te jete kryeministri…”
Nacionale kishte raportuar dhe publikuar dokument të Prokurorisë Speciale ku theksonte se ministri Liburn aliu ishte pjesë e hetimeve tashmë.



