19.3 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Miratohet vendimi: 120 euro për çdo të porsalindur

Në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dje është miratuar vendimi i kryetarit, Xhafer Tahirit për mbështetjen e familjeve me fëmijë të porsalindur.

Ata do të marrin që në start 120 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë publike Vet kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

“Jam i lumtur që Kuvendi i Komunës ka aprovuar propozimin tim për mbështetjen e familjeve me fëmijë të porsalindur. Ky është lajm i mirë për të gjitha familjet e reja në qytetin tonë. Falënderoj asambleistët për votimin e këtij propozimi.

Në këto raste kaq të rëndësishme për qytetarin, konsideroj që rrahagjokset partiaqke të cilitdo për ndonjë votë, përfshirë partnerin e koalicionit, janë të panevojshme sepse Komuna është e qytetarit, jo e partisë politike.

Jam i përkushtuar dhe jam zotuar që të punoj për të gjithë qytetarët pa dallim partie politike, fundja të porsalindurit nuk kanë parti, por kanë shtet e qytet.

Mirësevini në qytetin që duam zemrat e vogla”, ka shkruah Tahiri.

Ky është vendimi:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT