Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së është aprovuar shtrenjtimi i rrymës prej 16.1 përqind.
Kjo ka qenë mbledhja e katërt me radhë e bordit, ku edhe është bërë aprovimi i tarifave të shtrenjtuara.
Si rezultat, nga 1 maji i këtij viti qytetarët do të paguajnë rrymën me shtrenjtim prej 16.1%.
ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.