2.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Janar, 2026
spot_img

Ministrja Rizvanolli flet për investime milionëshe në Trepçë, paralajmëron përfshirjen e një kompanie ndërkombëtare

Qeveria e Kosovës ka sinjalizuar se sektori i minierave, përfshirë edhe ndërmarrjen Trepça, do të jetë ndër prioritetet strategjike në mandatin e ardhshëm, me theks në investime të huaja dhe bashkëpunim me kompani ndërkombëtare.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se janë planifikuar investime prej rreth 50 milionë eurosh në hulumtime minerare, si dhe një investim strategjik në Trepçë, i cili parashihet të realizohet me përfshirjen e një korporate me përvojë nga një vend mik.

Sipas saj, ky orientim vjen në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.

Në këtë kontekst, Kosova është përfshirë për herë të parë në iniciativën ndërkombëtare “Future Minerals Forum”, të udhëhequr nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Pjesëmarrja u bë me ftesë të Ministrit për Industri dhe Minerale të Arabisë Saudite, Bandar I. Alkhorayef.

Konferenca, e mbajtur në Riad, mblodhi mbi 100 shtete dhe më shumë se 70 organizata e biznese ndërkombëtare, duke u cilësuar si një platformë e rëndësishme për bashkëpunim global në sektorin e mineraleve. Sipas Qeverisë, kjo iniciativë synon krijimin e zinxhirëve të integruar të vlerës, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe vendosjen e standardeve të përgjegjshme, të qëndrueshme dhe transparente të furnizimit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT