Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se nëser do të bëhet mocion për rrëzimin e Qeverisë më të mirë që ka pasur ndonjë herë Kosova.
Haxhi përmes një postimi në llogarinië e saj në facebook, ka thënë se kjo do të ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që orekestruan këtë PLAN.
“Mocioni inesërm për rrëzimin e Qeverisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, e sidomos në kohën kur po përballemi me virusin corona që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë luftojnë për jetën apo janë të prekur nga ky virus, do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN!”, ka shkruar ajo.
Sipas Haxhiut krerët e LDK-së, nuk janë duke dëgjuar as popullin dhe as anëtarësinë e tyre, shkruan Gazeta inFokus.
“Ata nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!”, ka përfunduar ajo.



