7.8 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Ministrja Gërvalla ia huq prapë: Ngatërron flamujt e dy shteteve

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës që drejtohet nga Donika Gërvalla ka ngatërruar përsëri flamujt, teksa kanë uruar shtetin e Andorrës me rastin e ditës së pavarësisë.

Në postimin e publikuar faqen zyrtare në ‘twitter’ të MPJ-së, në vend të flamurit të Andorrës është vendosur flamuri i shtetit të Moldavisë.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së #Andorrës, urojmë një ditë të lumtur dhe prosperitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Moldavisë



Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Moldavinë”, është teksti origjinal i postimit.

Se flamuri është i Moldavisë e tregon edhe vetë ‘twitter’ vetëm nëse e afron kursorin dhe shënon “Flag of Moldova”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT