6 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

Ministrja e Arsimit tregon nëse do të ketë orë shtesë për të kompensuar ato të humbura

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kemi analizuar me kujdes vendimin për mësimin plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje si pasojë e pandemisë e edhe ai për zëvendësimin e mësimdhënësve shtatzëna, andaj nuk do të kërkojmë asnjë orë shtesë më shumë sesa e parasheh ligji.



Nagavci ka thënë se mësimdhënësve nuk do t’u kërkohet që të mbajnë asnjë orë shtesë më shumë sesa që e parasheh ligji.

Postimi i plotë:

Edhe vendimi për mësim plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje si pasojë e pandemisë e edhe ai për zëvendësimin e mësimdhënësve shtatzëna janë analizuar mirë dhe me kujdes. Në të dyja rastet është marrë parasysh interesi më i mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit.
E kuptojmë që ka qenë vit i vështirë për të gjithë e gjithsesi edhe për mësimdhënësit andaj të gjitha veprimet tona janë në mbështetje edhe për ta. Mësimdhënësve u jemi mirënjohës për kontributin dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim siç kanë bërë deri tash.
Mësimi plotësues parashihet edhe me legjislacionin në fuqi andaj nuk do të kërkojmë asnjë orë shtesë më shumë sesa e parasheh ligji. Por, meqë mund të kemi nxënës që kanë pasur ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë ne nuk mund t’i lëmë anash e të mos ndërmarrim veprime.
Unë jam e bindur dhe kemi edhe raporte se në shumë raste mësimdhënësit janë duke mbajtur qoftë orë plotësuese ose aktivitete tjera në përmirësim të rezultateve të nxënësve.
Sa i përket studentëve që do të angazhohen në vend të mësimdhënëseve shtatzëna ne i jemi falënderues Fakultetit të Edukimit që na ka ofruar mbështetje. Lajm i mirë është se edhe fakultete tjera, si psh studentët e Fakultetit Filozofik kanë shpreshur gatishmërinë për të kontribuar.
Meqë me vendim të Qeverisë, gratë shtatzëna lirohen nga puna me prezencë fizike, ne jemi kujdesur që të mos dëmtohen nxënësit.
Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi të gjithë për të zvogëluar dëmet e shkaktuara nga pandemia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të jemi bashkëpunues në secilin vendim në mënyrë që ta lehtësojmë procesin arsimor në këtë kohë të vështirë ku po vazhdojmë të përballemi me Covid-19.
Përderisa një pjesë e madhe e qytetarëve mund të kenë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, besoj se pjesa tjetër që jemi në punë duhet të ndihemi me fat që nuk jemi ballafaquar me një situatë të tillë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT