35.2 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ministria rumune e Mbrojtjes: Edhe 130 ushtarë tonë i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Një batalion me rreth 130 ushtarë rumunë i është bashkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, për të ndihmuar me mbajtjen nën kontroll të situatës në veri të vendit pas sulmit terrorist nga ana e Serbisë, në Banjskë, që lëkundi jashtë mase raportet Kosovë-Serbi, shkruan Reporteri.net.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë, e cila tha se me këtë dislokim, numri i ushtarëve rumunë në Kosovë shkon në 210 sosh.

Gazeta online Reporteri.net ka siguruar edhe pamje ku shihen trupat rumunë të KFOR-it duke hyrë në Kosovë nga kufiri me Maqedoninë.

Ky dislokim, tha Ministrja rumune e Mbrojtjes, u bë me kërkesë të NATO-s.

“Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin e KFOR-it të NATO-s në Kosovë me kompaninë nga rezerva strategjike në dispozicion të SACEUR, me gjithsej përafërsisht 130 ushtarë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT