27.1 C
Mitrovice
E premte, 19 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Ministria pagoi 43 mijë euro nga taksat e qytetarëve për punë të pakryera në Autostradën e Gjilanit

Sipas statistikave të Policisë, në rrugët e Kosovës gjatë vitit 2025 kanë ndodhur 24 mijë e 150 aksidente, prej të cilëve 111 persona kanë humbur jetën.

Kontrata të mëdha në vlerë financiare për ndërtim, rehabilitim e rikonstruim të rrugëve në Kosovë, u dhanë pa u pajisur fare me leje ndërtimore nga Ministria gjatë vitit 2025. Kështu thotë raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Infrastrukturës. Këto investime, siç thotë Auditori janë vlera të konsiderueshme financiare.

“Gjatë auditimit, përmes rishikimit të procedurave të prokurimit dhe kontratave të nënshkruara, është konstatuar se në shtatë raste kontratat për ndërtimin, rehabilitimin, zgjerimin dhe rikonstruimin e rrugëve rajonale dhe nacionale janë nënshkruar gjatë vitit 2025 pa u pajisur paraprakisht me leje ndërtimore nga Ministria. Këto raste përfshijnë investime me vlerë të konsiderueshme financiare dhe tregojnë për një praktikë të përsëritur të fillimit të projekteve pa plotësimin e kushteve ligjore të nevojshme”, thotë Auditori në raportin e tij.

DOKUMENT:

Sipas Ligjit për Ndërtim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është kompetente për dhënien e lejeve ndërtimore për rrugët shtetërore të rendit të parë e dytë, objektet në shërbim të rrugëve, si dhe hyrjet në komunikacion në këto rrugë.

Sipas statistikave të Policisë, në rrugët e Kosovës gjatë vitit 2025 kanë ndodhur 24 mijë e 150 aksidente, prej të cilëve 111 persona kanë humbur jetën.

DOKUMENT:

Problematikë e theksuar ka qenë mirëmbajtja e Autostradave. Në “Ibrahim Rugova”, rrëshqitjet e dheut të cilat nuk u sanuan për vite me radhë kanë shkaktuar një sërë aksidentesh fatale.

Organet shtetërore, pavarësisht gjetjeve dhe situatës, gishtin e kanë drejtuar kah vozitësit, duke i ikur përgjegjësisë për neglizhencën në mirëmbajtjen e autoudhëve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT