23.9 C
Mitrovice
E premte, 18 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ministria e Shëndetësisë merr masë tjetër në lidhje me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se nga tash e tutje në pikat kufitare do të vendosen ekipe teknike mjekësore të QKMF’ve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ekipet teknike mjekësore të QKMF’ve, me mbështetje e Policisë së Kosovës të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hynë në pikat kufitare.

“Obligohen ekipet teknike mjekësore të QKMF’ve, me mbështetje e Policisë së Kosovës të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hynë në pikat kufitare, Mërdar, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Aeroporti e Kosovës”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu shtabet për parandalimin e epidemisë duhet të t’i raportojnë në bazë ditore në QRSHP-IKSHPK, për aktivitetet e ndërmarra dhe për situatën në terren.

“Shtabet komunale për parandalimin e epidemisë, drejtoritë për shëndetësi dhe QKMF’të të mbikëqyrin deri në dy javë ecurinë e shëndetit të personave të infektuar dhe t’i raportojnë në bazë ditore në QRSHP-IKSHPK, për aktivitetet e ndërmarra dhe për situatën në terren”, thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se personat e skemave sociale lirohen që të paraqitën në MPMS.

“Përfituesit e skemave sociale lirohen nga paraqitja e rregullt në MPMS. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK’së dhe MSH’së udhëzohet të liroj nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit të gjithë përfituesit e skemave dhe beneficence që menaxhohen nga MPMS”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se masat e reja kundër koronavrusit mund të ashpërsohet nëse vazhdon rritja e rasteve.

“Masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë, por, varësisht nga situata, mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.”, ka shkruar ai.

Qeveria e Republikës së Kosovës dje në mbledhjen elektronike, ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. /gazetametro

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT