9.7 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Ministria e Shëndetësisë konfirmon edhe një vdekje nga koronavirusi: Viktima është 44 vjeçar nga Gjilani




Gjatë ditës së sotme, edhe një pacientë i prekur me koronavirus në Kosovë ka ndërruar jetë. MSH njofton se viktima është 44 vjeçar nga Gjilani, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi për media, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e 21’të nga koronavirusi në vend.

Viktima, pati edhe sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet nga MSH.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

I njëjti vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Kjo është vdekja e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19./gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT