Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë mjekëve të përgjithshëm në Regjimentin e Mjekësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kriteret e përgjithshme:
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar (ky dokument kërkohet para se të fillojë trajnimi bazik);
• Të ketë diplome universitare në mjekësi të përgjithshme;
• Licencë të vlefshme profesionale nga organi kompetent;
• Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
• Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
• Të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
• Të jetë tetëmbëdhjetë vjeç (18) në ditën e mbylljes së konkursit;
• Të mos jetë më i vjetër se tridhjetë vjeç (30), në ditën e mbylljes së konkursit;
• Kandidatët meshkuj duhet të kenë gjatësinë trupore jo më pak se 165 cm, ndërsa femrat duhet të kenë gjatësinë trupore jo më pak se 160 cm ( kjo verifikohet gjatë fazës së Ekzaminimit mjekësor);
• Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës, duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhjes, janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen.
Testimet për pozita specialistike:
• Testi me shkrim (70%)
• Intervista; (30%)
• Ekzaminimi mjekësor.




