14.7 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

Përmes një postimi nga faqja zyrtare e tyre, bëhet e ditur se konkursi do jetë i hapur nga 9 shtatori deri më 8 tetor 2024.

“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç, se nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj. Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të publikohet. Bëhu ushtar i Kosovës!”, thuhet në postimin e ministrisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT