32 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ministria e Jashtme: Një shtetas i Kosovës është gjetur i vdekur në territorin e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka thënë se nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Sipas MPJ-së, rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar krejtësisht, teksa thuhet se s’ka indikacion që vdekja të jetë shkaktuar nga autoritetet serbe.

“Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe”.

Tutje, në njoftim thuhet se janë duke u marrë hapat e nevojshëm sa i përket kthimit të trupit të pajetë në atdhe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT