7 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Ministria e jashtme malazeze përfshihet në rastin e Jovanoviq, ankohen se është politizuar

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Djordje Radulovic, ka thënë sot se Ambasada në Kosovë është përfshirë në rastin e Rista Jovanovic që javën e kaluar është arrestuar në Gazimestan dhe po i ofron gjithë ndihmën konsullore, por ai tha se ky rast ka dalë nga korniza e të drejtave konsullore dhe ka të shtuar elemente politike.

Policia e Kosovës ka arrestuar Risto Jovanovic me 28 qershor gjatë festës së Vidovdanit pasi kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitur urrejtje. Ai para gjykatës në Prishtinë ka mohuar pohimet e prokurorisë por gjykata kosovare i ka caktuar 30 ditë paraburgim.



Ministri malazez sot i pyetur nëse janë të saktë raportet në disa media se ministria e jashtme ka garantuar dorëzaninë për lirim me kusht tij, Radulolvic tha vetëm se “beson se ai rast do të zgjidhet së shpejti”.

Pas arrestimit të Jovanovic, para selisë së Qeverisë së Malit të Zi qindra qytetarë ishin mbledhur dhe kënduar “Oj Kosovo, Kosovo…”, kënga nacionaliste serbe që e kishte kënduar edhe Risto Jovanovic, dhe kishin thirrur për “drejtësi për Riston”. Ata madje kishin njoftuar për ‘përshkallëzim të protestave…nëse qeveria nuk përfshihet më aktivisht në këtë rast dhe nëse Jovanovic nuk lirohet”.

Ky rast i Jovanovic u shfrytëzua nga qarqet nacionaliste serbe si në Mal të Zi dhe në Serbi për të akuzuar përsëri qeverinë malazeze të Zdravko Krivokapic që e paramendonin se do të ndryshonte kah pas rrëzimit të pushtetit të gjatë të partisë së presidentit Milo Djukanovic. Kjo qeveri që nga fillimi kishte bërë me dije se nuk ndryshonte qasje dhe se vazhdonte orientimin pro demokratik perëndimor dhe nuk heq dorë nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Hidhërim i madh ishte mes dy shteteve kur kuvendi malazez miratoi rezolutën për gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga forcat serbe në luftën e shpërbërjes së ish Jugosllavisë.



Krivokapic ishte zemëruar me sulmet nga autoritetet serbe me rastin e Risto Jovanovic duke ironizuar se Serbia ka më shumë influencë për të mbrojtur shtetasin malazez me etni serbe përmes Listës Serbe. Ai ishte mjaft i indinjuar pasi të dy vajzat e tij jetojnë e punojnë në Beograd dhe janë keqtrajtuar duke i detyruar të mendojnë shpërnguljen.

Një deputete malazeze e cila ka votuar pro rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është keqtrajtuar nga policia serbe në Beograd në dy raste me arsyetimin se ishte në ‘listën e kuqe’ megjithëse kishte pasaportën diplomatike me vete./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT